Dëmtoi masivin pyjor të Krastës, Llatja: Para ligjit të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike

Inspektoriati i Pyjeve në bashkëpunim me Policinë Bashkiake gjatë monitorimeve të vazhdueshme që po kryhen në Kodrën e Krastës, si në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan, ndaluan në flagrancë një shtetas që në mënyrë të përsëritur kryente veprime të kundraligjshme duke dëmtuar masivin pyjor për qëllime shfrytëzimi. Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe kryetari I bashkisë z.Gledian Llatja, I cili ka përgëzuar Inspektoriatin e Pyjeve dhe Policinë Bashkiake për punën e tyre dhe apelon këdo që dëmton pronën publike do të ndiqet penalisht. Sipas Llatjas “bashkia Elbasan mbetet e vendosur në ndëshkimin dhe vendosjen para ligjit të gjithë personave që dëmtojnë pronën e përbashkët publike”.

Postimi i plotë i kryetarit:

Përgëzime Inspektoriatit të Pyjeve dhe Policisë Bashkiake që gjatë monitorimeve të vazhdueshme që po kryhen në Kodrën e Krastës, si në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan, ndaluan në flagrancë një shtetas që në mënyrë të përsëritur kryente veprime të kundraligjshme duke dëmtuar masivin pyjor për qëllime shfrytëzimi.

Shtetasi u ndalua dhe shoqërua në Komisariatin e Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore. 

Bashkia Elbasan mbetet e vendosur në ndëshkimin dhe vendosjen para ligjit të gjithë personave që dëmtojnë pronën e përbashkët publike. ?⛔️

#denoncoshkeljet