Autoritetet shëndetësore janë alarmuar për përhapjen e virusit të lisë së majmunit , ndërsa ekspertët u bëjnë thirrje banorëve të Nju Jorkut që të vendosin përsëri maskat e tyre në ambiente të mbyllura pasi u zbulua rasti i parë.Në të njëjtën kohë, zyrtarët thonë se mund të ketë një rast të dytë të lisë së majmunit në qytet.
Departamenti i Shëndetësisë inkurajon njujorkezët të mbajnë maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga shpërthimi i virusit të ri, si dhe nga COVID-19 apo gripi.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret që të identifikohen edhe raste të tjera të lisë, pasi zgjeron mbikëqyrjen në vendet ku sëmundja nuk është endemike.
Që nga e shtuna, 92 raste të konfirmuara dhe 28 të dyshuara të lisë u raportuan nga 12 shtete anëtare ku virusi nuk është endemik, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se do të jepte udhëzime dhe rekomandime të mëtejshme në ditët në vijim për të kufizuar përhapjen e tij.
“Informacioni i disponueshëm tregon se transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh kur ka kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar asimptomatikë”, tha OBSH në një deklaratë.Lija, një sëmundje infektive që zakonisht ka simptoma të lehta, është endemike në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore.
Përhapet përmes kontaktit të ngushtë, që do të thotë se mund të kufizohet relativisht lehtë, me izolim dhe respektim të rregullave të higjienës.