Detaje nga megaoperaioni i SPAK/ Policia kontrolle në Laç, Elbasan, Tiranë dhe Lezhë. Vihet në pranga një avokat

Gazetarja Klodiana Lala po ndjek hap pas hapi operacionin e SPAK. Ajo raporton për “BalkanWeb” se policia po ushtron kontrolle në shumë qytete të Shqipërisë.

Në Laç e Lezhë po ushtrohen kontrolle te “Arbëria dhe në Fushqëkuqe”. Kontrolle po ushtrohen gjithashtu te Liqeni i Thatë e Stadiumi Dinamo në kryeqytet. Raportohet për një avokat të arrestuar, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Gazetarja raporton se në total janë lëshuar 55 urdhër-kontrolle. Ashtu siç e raportuam edhe më herët me video, kontrolle janë ushtruar edhe në Elbasan.

Atje, policia është shtrirë në disa zona të qytetit. Policia për ngjarjen ka arrestuar 10 persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim emra shumë të njohur të botës së krimit.