Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Zaranikës. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një e moshuar e cila ka marrë plagë të lehta në trup si dhe është tronditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake.
Ndërkohë që pritet edhe mbërritja e ambulancës.