Pëllumb Likarma, bashkëshorti i së ndjerës, Fatbardha Likarma e cila u vetëvra ditën e djeshme, duke u hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte, ka dhënë dëshminë e tij një ditë pas ngjarjes.
Ai tha gjatë një prononcimi për “News24” se nuk kishte dijeni për gjendjen psikologjike të gruas së tij, ndërsa mohon që të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.
Ndër të tjera ai u shpreh se ata kishin dy ditë që nuk flisnin para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Pëllumb Likarma u zotua që të përballej me çdo lloj akuze, ndërsa u shpreh se dëshiron që ta bëjë ai përcjelljen e 52 vjeçares për në banesën e fundit.
Pëllumbi: Isha në punë kur u vetvra. Më tha motra hajde shpejt në shtëpi. Kam ardhur në shtëpi dhe ca të shikoja. Motra e saj shante dhe bërtiste. Erdhi shefi i policisë dhe më tha do të vish me ne. Në orën 7 me ka nxjerrë. Dy ditë para ngjarjes ne nuk flisnim. Kishte shkuar djali që ta merrte dhe kanë ardhur së bashku. Nuk e di se çfarë kanë folur rrugës.
Pyetje: Je akuzuar për dhunë fizike?
Pëllumbi: Jo jo nuk e kam parë derën e policisë, kjo ishte hera e parë. Kohët e fundit nuk ishte shumë e rregullt. Unë dal dhe ballafaqohem për këto që thonë jo e kam dhunuar etj.
Pyetje: Ka patur debate me nënën tuaj?
Pëllumbi: Jo, asnjëherë.
Pyetje: Përcjelljen e fundit në banesë të saj do e bëni ju?
Pëllumbi: Mua më takon ta bëj se kam ndenjur 30 vite më të. Do ia bëj respektin deri në fund.
Familja e saj të bëjë çfarë të dojë. Nuk kishte pse të bënte këtë gjë, të vinte të thoshte se dua të ndahem. Jam gati të përballem me çdo lloj akuze dhe për ato gazetarë që thanë se e kam dhunuar. Di që ka folur komshija, ku e di ajo që e kam dhunuar, unë nuk e njoh fare. Të vijnë të më pyesin mua, të vijnë të marrin dhe të më çojnë brenda.