5 shtetas u proceduan penalisht pasi ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin.
Policia e Shtetit njoftoi se, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën turistike të Gjinarit.
Policia gjithashtu procedoi penalisht shtetasin Sh. K., banues në Peqin, pasi ka ndërtuar pa leje, në banesën e tij.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Nje koment
Pingback: 3bivouac