Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, po pritet pa kriter.
Fiksi e solli këtë problem për gati dy muaj më parë.Por pavarësisht se ky rast abuzimi është bërë publik në emisionin Fiks Fare asgjë nuk ka ndryshuar. Në redaksi vijnë sërish ankesa se prerja e pishave në këtë pyll vazhdon pa kriter.
Gazetarët shkojnë sërish në terren për të parë se çfarë po ndodh. Pishat që më parë ishin prerë dhe ishin lënë të rrëzuara në tokë ishin hequr, por përveç kësaj janë bërë edhe prerje të reja. Gjatë vëzhgimit në terren gazetarët në trungun e prerë të një pishe disa vjeçare gjejnë të vendosur edhe foton e presidentit të republikës Ilir Meta.
Për këtë abuzim në prerjen e druve të pishave Fiksi lajmëron drejtorinë pyjore e cila shkon në terren. Në procesverbalin e mbajtur drejtoria pyjore konstaton se janë prerë pisha të pa damkosura dhe të damkosura. Gjithashtu firma që ka fituar tenderin nuk ka bërë as pastrimin e pyllit.
Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan komunikon me firmën që ka tenderin duke e ngarkuar atë me përgjegjësi për gjetjen e autorëve të kësaj masakre mjedisore, pasi firma pretendon se prerja e pishave nuk është bërë nga ana e saj.
Nje koment
Pingback: 1compatriot