Profesioni është vetë jeta, por merr kuptim tjetër kur i përkushton jetën. I tillë është edhe rasti i Komandant Ajet Çelibashit, i cili i dhuroi policisë së shtetit 45 vite të jetës së tij, duke shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim në çdo drejtori apo komisariat që ai ka qenë. Ditën e sotme në Drejtorinë Vendore te Policise se Elbasanit, është nderuar me çertifikaten e karrierës, ku nuk i fsheu emocionet për vlerësimin e dhënë dhe falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët më të cilët ka punuar.
Pasioni i tij për policinë do të niste që në vogëli dhe shtysë u bë vëllai i madh ushtarak, duke u rritur me ëndrrën që të vishte uniformën me armën në brez. Ëndërr e cila u realizua në vitin 1980, kur nisi shërbimin në komisariatin e Gjirokastrës, për të vijuar më pas edhe në shumë komisariate të tjera të vendit. Rrugëtimin e tij e përmbylli në Elbasan, ku shërbeu prej 6 vitesh. Në 45 vite shërbim në polici, vetëm kur u infektua me Covid mori leje për të qëndruar në banesë, ndërsa është përballur me shumë të papritura. Tashmë, eksperiencën e tij do ia trashëgojë policëve të rinj, të cilët çdo ditë i ka trajnuar për t’u përballur edhe me situata nga më të vështirat.