Marinela Hysa është konkurrentja e “Love Story” e cila u kthye menjëherë në personazh prej batutave të saj, aq sa është bërë virale edhe në Tik Tok.
Por kush është Marinela? Një psikologe edukimi në profesion, të cilës i pëlqen të kërcejë, madje rreth 14 vite më parë ka konkurruar edhe në Akademinë e Yjeve, Marinela mund të themi se shpëtoi “Love Story” sepse nga një program që s’po korrte shumë sukses menjëherë u kthye në sensacion për shkak të Marinelës.
“Më kërko falje, e mirë mos më kërko falje”- ka qenë fraza që çmendi rrjetin, aq sa Marinela u kthye në personin më të komentuar në emision, duke lënë pas edhe Bleonën me Alketën.
Ndonse Alketa dhe Bleona mbaheshin si divat e spektaklit, me frazat e Marinelës erdhi momenti të hapin krahun!