Reshjet e dendura të shiut rënë gjatë fundjavës edhe në territorin e Elbasanit, shkaktuan disa probleme, kryesisht në zonat rurale. Më problematie situate u paraqit që Njësinë Administrative Gjinar,ku si pasojë e reshjeve u shkaktua shembja e një pjese rruge që lidh fshatin Pobrat me qendrën e Njësisë Administrative Gjinar.
Menjëherë ka ndërhyrë Ndërrmarja e Punëve Publike të Bashkisë së Elbasanit, të cilët Brenda 24 orëve bënë të mundur hapjen e rrugës, si edhe rikonstruksionin e pjeshsëm të saj, në pjesën ku edhe rruga kishte pësua shembje. Tashmë banorët e të dy fshatrave mund të qarkullojnë lehtësisht.
Bashkia Elbasan bën me dije se në çdo moment është pranë komunitetit duke ndërhyrë me të gjitha kapacitetet që ka, me qëllim lehtësismin e qarkullimit të banorëve kudo ku ata ndodhen.
Nje koment
Pingback: 2eventually