Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen e shkollës fillore teksa viktima po shëtiste në një park në Londër.
36-vjeçari Koçi Selamaj do të vuajë të paktën 36 vjet burg për sulmin brutal ndaj Sabina Nessa.
Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik.Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.
Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash. Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij, shkruan skynews.
Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën. “Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.
Fqinjët e Koci Selamajt shprehen se shqiptari është njeri i qetë. “Punonte me shpërndarjen e ushqimit. Është një person shumë i qetë, shikonte gjithmonë punën e tij” tha njëri prej fqinjëve të tij për mediat britanike.
Trupi i pajetë i Sabina Nessa 28-vjeçe u gjet nga një kalimtar, i mbuluar me gjethe pranë një parku, ku dyshohet se u vra nga shqiptari, sipas policisë angleze./abc