Foto Arkiva

Aksident me dy të plagosura në Cërrik. Policia jep detajet e para

Dy automjete janë përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos. Policia bën me dije se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën, theksuan blutë në njoftimin paraprak.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti.