30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë është kujtuar përmes një ekspozite në shkollën “Luigj Gurakuqi”. Pjesë e këtij aktiviteti ishte Ambasadori i Sllovenisë, nënkryetarja e bashkisë Elbasan, Vesa Liço, përfaqësues lokalë dhe përfaqesues të shoqatës Iliria në Slloveni.
Teksa u ka uruar mirseardhjen, Arian Gani drejtor i shkollës “Luigj Gurakuqi”, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.
Ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Peter Japelj i cilësoi marrëdhëniet midis dy vendeve miqësore, të zhvilluara dhe te bazuara në bashkepunim dhe besim të ndersjelltë.
“Jam i nderuar ta lidh kete pervjetor me ekspoziten Monumenta Albanika Justinopolitana. Mirënjohja ime personale për realizimin e ekspozites shkon për Shoqaten Kulturore Iliria nga Koperi i cili inicioi dhe mbështeti hulumtimin. Jam i sigurtë që ekspozita do te kontribuoje jo vetem ne njohjen me te madhe te gjurmëve historike shqiptare në Slloveni por do te forcojë lidhjet mes njerzve. ”
Sakaq, edhe nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Vesa Liço në fjalën e saj ka vënë theksin tek rëndesia e kësaj ekapozite duke shtuar faktin se Bashki e Elbasanit jo vetëm mbeshtet iniciativa te tilla por jep përkrahjen kryesore për vijimësinë e ketyre mardhenieve.
Për këtë ekspozite dhe rendesinë e kesaj marrëdhenie janë shprehur edhe të pranishem te tjerë.
Në kete ekspozite nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” i dhuruan të ftuarve një atmosfere te vecante me këngë e valle ku te gjithë të pranishmit u bënë pjesë./elbasaninews