Llatja në Gjenevë, prezanton transformimin e Elbasanit në Forumin e OKB-së për qytetet

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja mori pjesë në Forumin e kryetarëve të Bashkive në OKB Gjenevë (UNECE Forum), ku prezantoi transformimin e Elbasanit me një sërë projektesh novatore dhe zhvillimin e planeve të qëndrueshme urbane për transportin publik  dhe nismat për qytetet e gjelbra.

Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve lokalë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

POSTIMI:

??Gjenevë – #ForumofMayors2022 ??

Në Forumin e Kryetarëve të Bashkive 2022 ? bashkë me kolegë për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. ??

Ndamë eksperiencat tona në përballimin e pandemisë globale #covid19 e diskutuam mbi qasjen ndaj ndryshimeve klimaterike, zhvillimin e planeve të qëndrueshme urbane për transportin publik ? dhe nismat për qytetet e gjelbra. ?♻️