Bashkia e Elbasanit është duke kryer nje tjetër investim të rëndësishëm për qytetin në lagjen “Partizani”, ku janë duke u rikonstruktuar sheshet e pallateve. Ky investim jo vetëm që i shërben banorëve të zonës, por i jep edhe një pamje tjeter lagjes dhe vetë qytetit.
Lagja “Partizani” është pjesë e një transformimi të ri urban që pas rikonstruksionit të rrugëve kryesore, dhe me rehabilitimin e shesheve të pallateve, i japin kësaj zone më shumë hapësira të gjelbëra e pushimi për banorët e saj. Banorët e zonës vlerësojnë punimet që po kryhen, duke shprehur njëkohësisht edhe falenderimin e tyre.
Banorët janë shprehur të kënaqur:
“Ky investim ishte i domosdoshëm sepse kjo lagje këtu ishte shumë keq, e mbuluar me baltë, nuk kishim ku të kalonim, ishte shumë e vështirë. Këtë shqetësim e ngritëm në fushatë dhe bashkia e mbajti premtimin.”
“Përsa i përket punimeve i falenderojmë shumë, po punohet me cilësi. Deri dje kemi pasur shumë problem me baltën, nuk kishim ku të kalonim. Tani me ndërhyrjen e bashkisë punët po bëhen me cilësi, shtrim, gjelbërim, stola dhe kanalet kulluese, i falenderojmë.”
Elbasani është një kantier i madh ndërtimi dhe tashmë po zgjerohet dhe do të përfshijë dhe zonat dytësore, lagjet periferike të qyteteve dhe deri në zonat rurale.
Investimi është duke u kryer në bllokun e pallateve 650-653, ku më herët kreu i Bashkisë se Elbasanit ka bërë me dije se trasformim do të kenë të gjithë lagjet e qytetit dhe tek të gjitha Njësitë Administrative. Rehabilitimi i lagjeve me një infrastrukturë moderne është në fokusin e veçantë të bashkisë së Elbasanit, ndaj edhe investimet do të vijojnë në lagjet e tjera.