Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
-S. M., 20 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-G. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të pezulluar;
-E. H., 44 vjeç, banues në fshatin Trashë, Peqin, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa lejen përkatëse të drejtimit.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.