Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Llatja uron agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët, raporton elbasaniplus.
Postimi i plotë:
?? Ndërsa hëna e re paralajmëron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë agjëruesit dhe agjërueset myslimanë.
Ky muaj ofron mundësinë për të reflektuar dhe për t’u zhvilluar shpirtërisht. Njëkohësisht, ai u mundëson besimtarëve dhe besimtareve që të kultivojnë faljen, durimin dhe qëndrueshmërinë.
Si qytet i traditës dhe kulturës Elbasani di se si këtë muaj ta shndërrojë në një ngjarje ku njerëzit qëndrojnë edhe më afër njëri-tjetrit e veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lehtësuar vështirësitë e këtyre individëve.
Urime në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët! ??