Pamje nga vendi i ngjarjes, kamioni përplaset keq me furgonin tek ura e Murrashit (Video)

Një aksident ka ndodhur në urën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Një furgon është përplasur me dy kamionë, të drejtuar nga E.Sh dhe S.Sh. Përplasja ka rezultuar në lëndimin e shoferit të furgonit, me iniciale D.L.

Burimet në vendngjarje kanë treguar se shoferi i furgonit është nxjerrë me vështirësi nga mjeti. Në video, shihet qartë momenti kur mbyllet dera e ambulancës që ka dërguar menjëherë në spital të lënduarin. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, aksidenti ka shkaktuar mjaft trafik dhe shumë mjete kanë ndaluar njëra pas tjetrës./klantv

Nje koment

  1. Pingback: 3belfast