Aksident i rëndë/ Furgoni dhe kamioni përplasen frikshëm në aksin Elbasan–Librazhd. Ka të plagosur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin Elbasan – Librazhd.

Një kamion është përplasur me një furgon mallrash dhe për pasojë shoferi ka mbetur rëndë i plagosur.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia, ndërsa i lënduari është dërguar me urgjencë në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, një mjet furgon me drejtues shtetasin D. L. është përfshirë në aksident me 2 mjete (kamionë), me drejtues shtetasit E. Sh. dhe S. Sh. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi D. L., i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.