Arrestohen 2 mjekë dhe një infermier në Elbasan. Ja për çfarë akuzohen

Dy mjekë dhe një infermier kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan për moskallëzim krimi lidhur me atentatin e djeshëm ndaj Nuredin Dumanit.

Burime bëjnë me dije se ata kanë shkuar në banesën me qera të Dumanit për t’i mjekuar plagën dhe nuk e kanë denoncuar rastin në polici.

Mësohet se në pranga ka rënë dhe një shtetase kosovare, që mendohet të jetë e dashura e Dumanit me të cilën kishte marrë shtëpinë në Fier.

Kujtojmë se deri më tani 7 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë, pasi dyshohet se kanë dijeni mbi këtë ngjarje