Komisioni i Rithemelimit kthehet “në shtëpinë e tyre” në Elbasan, Boçi: Koha për të punuar për…

Demokratët e grupit të rithemelimit në Elbasan janë rikthyer në shtëpinë e tyre, në selinë blu nga ku është mbajtur takimi i parë në kudër të zgjedhjeve që po kryhen brenda strukturave të kësaj force. Në nisje të takimit deputeti Luçiano Boçi i cili ishte ndër të paret që iu bashkua foltores u shpreh i ekzaltuar për rikthimin në shtëpinë e demokratëve, duke shprehur bindjen se si pasojë e këtij aksioni së shpejti PD do të marrë drejtimin e vendit.

“Është një mbledhje për organizimin e zgjedhjeve brenda PD për të shkuar në kuvendin e 30 prillit, një kuvend statutor në disa nivele.

Si ndihet njeriu në shtëpinë e vet, komod, i gëzuar dhe i rrethuar me miqte dhe njerëzit që ndan idealet politike, për të realizuar atë që demokratët duan, që është ardhja e PD në drejtimin e vendit ku ne jemi duke organizuar, bashkuar në një të ardhme të afërt do ta realizojmë.

Zërat ndryshe janë të natyrshme, duhen respektuar, Komisioni i Rithemelimit ka shprehur bindjen se në një parti ka fraksione. Zërat ndryshe duhen të cojnë ujë në mullirin e PD. ”- u shpreh Boçi

Dorëheqja e Lulzim Bashës ka nxjerrë thuajse nga jeta politike mbështetësit e tij. Por Boci ndan mendimin se zërat ndryshe duhen respektuar. Deputeti shton se Komisioni i rithemelimit duhet te jene zera që cojne ujë në shtëpinë e PD.

“Kjo është një ndër ditët për procesin e bashkimit, organizimit, ajo faza ditë e madhë është retorike, na bashkon puna, se bashkimi nuk është individuale por një proces i gjatë që ndërton bashkëpunimin dhe bashkimin serioz.

Kjo ditë është pararendur nga ditë të tjera dhe do pasrendet nga ditë të tjera do realizojnë atë që demokratët kërkojnë, bashkimin”– shtoi Boçi.

Në fund Luciano Boci ftoi demokratët të bashkohen për të mirën e Partisë Demokratike që të kryesojë aksionin politik qe do të sjellë rrotacionin në vend. Kujtojmë se kryetari i PD në Elbasan Eugen Isaj i qendroi deri në fund besnik Lulzim Bashës.

Nje koment

  1. Pingback: 2condone