Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan , aty ku edhe jeton i riu K.T, ndërsa sipas policisë e mitura është 17 vjeç.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.