Vajzat e ekipit të peshëngritjes së Elbasanit nën drejtimin e trajneres Eglantina Çuni u shpallën kampione të Shqipërisë.
Në këtë kompeticion spikati elbasanasja Enkileda Carja dhe cërrikasi Ertjan Kofsha si sportistët më të mirë të aktivitetit duke thyer disa rekorde kombëtare
Sportistja 14-vjeçare nga Elbasani, Enkileda Carja u shpall Kampione dhe “Sportistja më e mirë femër”. Lajmi është bërë i ditur nga trajneria e peshëngritëseve të Elbasanit, Eglantina Kalemi, në një postim në rrjetin e saj social.
Carja u shpall dhe “Sportistja më e mirë femër” e aktivitetit ku vendosi dhe disa rekorde per moshat U15-17-20.
Gjithashtu, trajnierja elbasanase bëri të ditur se Ekipi i vajzave të Elbasanit u shpall dhe Kampion Kombëtar për të Rinjtë.