Për herë të parë në dekada fermerët e fshatit Jagodinë në Elbasan shprehen pesimistë për të ardhmen e investimeve të tyre në bujqësi. Rritja e çmimeve të inputeve bujqësore këtë vit është duke i çuar drejtë falimentit ndërsa apelojnë për ndërhyrjen e qeverisë.
Rreth 70 hektarë me sera në zonën e Jagodinës janë të kultivuara me lakrën e Brukselit. Duket se këtë vit edhe ky produkt është preku nga rritja e çmimeve. Fermerët e Jagodinës thonë se këtë vit nuk kanë arritur as në pritshmëritë më minimale që kishin për produktin.
Rritja e çmimeve të imputeve bujqësore çoi në krizë fermerët.
Nuk dimë çfarë të bëjmë. Prodhimet e kanë të domosdoshme plehun dhe dapin. Për ne këto janë të pamundshme.”
“Rritja e çmimeve bujkun e ka dëmtuar shumë, nuk ka mundësi t’i blejë.”
Thonë se produktet e tyre nga serat i nxjerrin me çmime minimale, ndërsa në treg ato disafishohen, por të ardhurat nuk shkojnë për ta.
“Ato që shesim i sheshim me një çmim shumë të dobët. Lakra vit për vit ka qenë 50-60 lekë, këyë vit 30 lekë.”
Teksa shprehen se janë drejt falimentimit, i bëjnë apel qeverisë që të ndërhyjë për t’i ndihmuar.
Në mes të kësaj fushe dhe mos kesh blegtori, mos kesh lopë, dele?”
“Shumë rrezik, jo mos i mbjellim, po rrezik do i prishim serat po vazhdoi kështu.”
“Sot për sot asnjë lloj ndihme.”
Jagodina njihet si zona më prodhimtare në qarkun e Elbasanit sa i takon kultivimeve në bujqësi po nëse rritja e çmimit të inputeve bujqësore dhe farave vijon shumë prej tyre do të jenë të detyruar të heqin dorë.