Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me ASHP, Drejtorinë e Pyjeve, si edhe Policinë, kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave Publike në Kodër Krastë. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, aksioni ka si qëllim lirimin e hapësirave të zëna kryesisht nga banorë të zonës por edhe qytetarë të papërgjegjshëm. Vetëm ditën e sotme janë liruar 7000 metra të cilat konsistojnë me pemë të mbjella nga banorët të cilat nuk janë karakteristike e zonës.
Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja deklaron se” aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e të gjitha objekteve apo godinave pa leje qofshin këto për efekte blektorale apo arsye të tjera në zonën e Krastës. Lirimi i sipërfaqes ështe zëvëndësuar me mbjelljen e pishave, janë hequr gardhet dhe janë mbjellë me pemë tradicionale. Cdo fond pyjor i Bashkisë së Elbasanit do të jetë për qytetarët e Elbasanit. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë tjetërsim të fondit pyjor as në Krastë as në zonat e tjera pyjore”.
Sa i përket zjarreve të rëna qëllimisht në disa nga Njësitë Administrative të Elbasanit Z. Llatja pohon se ” Ndërmarja e Shërbimeve Publike si edhe Zjarrëfiksja kanë ndërhyrë në kohë shuarjen e zjarrit, por flakët janë rindezur sërisht nga persona të qëllimshëm. Shembulli ynë më i mirë është, edhe pse ti e djeg pyllin, Bashkia do ta rimbjelli”. Kodër Krasta e Elbasanit njihet edhe si pjesa domethënëse e “mushkërisë së gjelbër“ të qytetit, që tashmë ka marë shtrirje akoma më të gjerë, që nga koha kur ky vend nisi të quhej i tillë, dhe të bëhej vullnetarisht një zonë e gjelbër.