Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Selitë të Elbasanit. Duke iu referuar njoftimit të policisë, 28-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit të tij dhe për pasojë është rrëzuar keq. Menjëherë uniformat blu dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për ta dërguar të riun me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në terren për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor skoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nje koment
Pingback: 2absurdly