Ish-zv.kryeministri Erion Braçe vijon akuzat ndaj tregtarëve dhe pronarëve që abuzojnë me rritjen e çmimeve.
Në një postim në facebook, Braçe përmend një kompani që merret me shit-blerje hekuri në Elbasan, ku thotë se kjo e fundit e ka blerë skrapin me 340 euro për ton, e shkrin dhe tashmë e shet me 1200 euro për ton, nga 840 një javë më parë.
Sipas Braçes çmimet abuzive të lëndëve të para po vrasin investimet publike dhe zgjidhja në këtë rast është vetëm rikthimi tek ligji.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
PER CMIMET ABUZIVE PERSERI! ZGJIDHJA ESHTE RIKTHIMI TEK LIGJI!
Cmimet abuzive te LENDEVE TE PARA, po GODASIN INVESTIMET PUBLIKE!
Si do te mbaroj nje rruge, nje ure, nje pallat nga ata te rindertimit, nje shkolle nje qender shendetesore, nje spital etj? Si?
Eshte nje kompani ne Elbasan qe e ka cuar cmimin e HEKURIT ne efir!;
Ne dijenine time e ble skrapin me 340 euro toni, e shkrin e ben hekur, deri nje jave me pare e shiste 840 euro toni-DY HERE E GJYSEM MBI CMIMIN E SKRAPIT, tani e ka cuar ne 1200 ERO PER TON!
Pyetje e kam per te/ta:
A JENI NE TEREZI?Cfare po beni?Keshtu po vrasin PUNEN per te gjithe!Rikthimi tek ligji eshte zgjidhja! Asgje tjeter nuk ben pune me keta.