Rritja e çmimit të karburantit ka bërë që ndërmarrja e transportit urban në Elbasan të reduktojë flotën e mjeteve në lëvizje.
I kontaktuar nga Fax News administratori i shoqërisë pohoi se ne kushtet kur cmimi i karburantit vetëm rritet nuk kanë zgjidhje tjetër për të shmangur falimentimin.
Të njëjta burime pohojnë se i kanë bërë kërkesë bashkisë të miratojë rritjen e cmimit të biletës, por nuk ka marrë përgjigje pozitive nga kjo e fundit.
Qytetarët në Elbasan përdorues të rregullt të shërbimit urban pohojnë se mundesitë nuk ua lejojnë qarkullimin me mjete private. Njëzëri ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit pasi reduktimi i autobuzeve do te sillte kaos nq qytet.
“Nuk kemi çfarë të bëjmë ne, nuk kemi mundësi të tjera, përveç autobusit. Do të qëndrojmë sesbën, një orë në stacion. Qeveria e sheh popullin se në çfarë gjendje është”, thotë një qytetare.
“Çfarë të bësh, do rri edhe një orë në stacion, çfarë të bëjmë”.
Sot 1 litër naftë në Elbasan kishte konfigurime te ndryshme sipas logos së kompanisë por jo më pak se 240 lekë.