Biznesmeni i etiketuar si oligark i madh i Shqipërisë Gjergj Luca, ka dalë publikisht kundër bankës “Raiffeisen Bank” për një shqetësim shumë serioz.
Varianti i tij është ky. Sipas tij, banka jo vetëm e ka sjellë vërdallë për vite me radhë, por i ka bllokuar edhe paratë e veta që ka në këtë bankë.
Ai e konsideron problem madhor këtë gjë, pasi jo vetëm që banka bëhet pengesë për investimet e tij, por bllokon edhe rrogat e mijëra punëtorëve që ai ka. Bëhet fjalë për një transfertë të madhe që atij i ka ardhur nga Japonia.
“Më ka ardhur një shumë e madhe nga Japonia, prej bizneseve që unë kam. Arsyeja është se ata duan që të m’i kthejnë paratë nga jen në euro, në një kurs këmbimi që mua më prish punë”.
“Unë nuk dua t’i marr paratë në euro nëpërmjet bankës. I dua në jen, sepse nëse i thyej tek ajo bankë, mua ata më marrin 180 mijë euro”, ka thënë Luca.
Luca thotë se ka kërkuar që paratë e ardhura, Raffeisen t’ia kalojë në bankë tjetër, por ata nuk pranojnë as këtë rrugëzgjidhje. Hall i madh i ka rënë.