Zona e NSHU – së në Elbasan, ka njohur investime në infrastrukturë, duke u cilësuar tashmë si një lagje e urbanizuar. Në periferi të qytetit, zona e NSHU –së ( Rruga “ Kongresi i Përmetit”) ishte një nga më problematiket në Elbasan, me urbanizimin që i ishte bërë pas viteve 90.
Ndaj Bashkia e Elbasanit me kërkesë edhe të banorëve të lagjes “NSHU” nisi investimet në kanalizimet e ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, ndërsa ka përfunduar totalisht ndriçimi në këtë lagje.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me deputetë të qarkut kanë inspektuar punimet për ndërtimin e depos së re të ujit dhe rrjetit të shpërndarjes. Sipas kryetarit të Bashkisë z. Gledian Llatja “ishte e domosdoshme ndërhyrja e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, në këtë lagje , ku ndërtimi i depos së re të ujit do t’i sigurojë 1200 banorëve të kësaj lagjeje furnizim 24 orë”.
Bashkia Elbasanit gjatë këtij viti ka në fokus të saj, investimet në zonat periferike të qytetit si edhe zonat rurale. Qëllimi i investimeve realizohet me qëllim që Elbasani të urbanizohet në çdo cep të tij.
Z. Damian Gjiknuri vlerësoi investimet në qytet ku sipas tij një sërë ndërhyrjesh po shtrihen edhe në periferi.