Një i ri i moshës 21 vjecare u plagos një natë më parë në Elbasan. I riu i identifikuar nga policia si Klevis Cani është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe u dërgua menjëherë nga patrulla e policisë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë, 21 vjecari nuk ka bashkëpunuar me policinë . Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor mbi personat që e kanë qëlluar dhe arsyet e konfliktit. Duke hetuar mbi këtë rast policia e Elbasanit konfirmon se ai nuk është pjesë e bandave kriminale, madje nuk ka një të shkuar problematike.
I riu dyshohet të jetë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia qe e gjitha të ketë nisur pasi ai dhe persona të tjere të kenë konsumuar alkool.
Patrulla e policisë e hasi Klevis Canin në lagjen “Skëndërbej” teksa po i drejtohej një farmacie për të blerë medikamente për plagën që kishte marrë në shpinë.
Në atë moment i riu është rrëzuar në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Ky ka qenë momenti qe patrulla ka ndërhyrë dhe e dërgoi me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ku dhe iu nënshtrua një operacioni , ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Duke keqyrur plagën e marrë në shpinë dhe cektësinë e saj grupi hetimor ka dyshime të jetë përdorur kacavidë,por as përdorimin e thikës nuk e përjashton.
I riu kur ka mbërritur në spital kundërmonte erë e alkool ndaj besohet se ka qënë i dehur kur është plagosur. Ndërsa shkaqet e plagosjes mbeten ende të paqarta grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./faxweb