Pista e parë në Shqipëri do të ndërtohet në Elbasan dhe do të zbatohet me bekimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Ndërkombëtare (FIA). Kryetari i bashkisë Elbasan ka njoftuar se pas rishikimit të projektit për ndërtimin e rrugës se re “Borodin Mitarja” drejt varrezave të qytetit, u desh ndërhyrja në një vepër komplekse infrastrukturore dhe nënkalimin e saj për t’a kthyer në funksion të AUTOMOTO PARKUT dhe shëtitores së Krastës buzë lumit Shkumbin.
Postimi I plotë:
Pas rishikimit të projektit për ndërtimin e rrugës se re “Borodin Mitarja” drejt varrezave të qytetit, na u desh të ndërhynim në një vepër komplekse infrastrukturore dhe nënkalimin e saj për t’a kthyer në funksion të AUTOMOTO PARKUT dhe shëtitores së Krastës buzë lumit Shkumbin. ???
Pak ditë më parë kemi rinisur punimet në këtë vepër të rëndësishme që i çel rrugën transformimeve të mëdha për Elbasanin dhe Shqipërinë. ☀️?
AUTOMOTO PARKU ? do ta ngjisë Elbasanin në një tjetër nivel rajonal dhe ndërkombëtar. ????
#ElbasaniQëDuam❤️- shkruan Gledian Llatja.