“Kërkojmë punonjëse, jo me ngjyrë”/ Njoftimi racist për punë në Elbasan, reagon pronari

“Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë”, ky njoftim për punë i vendosur më datë 18 shkurt 2022 në një lokal në qytetin e Elbasanit ka nxitur shumë reagime online. Kjo sepse në këtë njoftim duket qartë diskriminimi i këtij komuniteti për shkak të ngjyrës së lëkurës. Njoftimi shkatojë reagim dhe nga komisioneri për mbrojten nga diskriminimi i cili u kërkoi bizneseve që të shmanginin sjellje diskriminuese dhe që të konsiderojnë cdo qytetar të barabartë.

Në një intervistë pronari i lokalit shprehet i indinjuar nga ky njoftim, sepse vetë ai është kundra diskriminit të minoriteteve. Ai thotë se ka 30 vite që punon me njerëz nga komunitetet me ngjyrë dhe se njoftimin nuk e ka vendosur ai personalisht. Pronari tha se njoftimi është vendosur nga persona të jashtëm për ndonjë qëllim tjetër, gjithashtu ai tha se ka punësuar vazhdimisht punonjës me ngjyrë dhe se ky fakt mund të verifikohet në sigurim shoqëror.

Pronari: Edhe unë e kam parë te rrjetet sociale. Unë vetë si pronar nuk e kam vënë. Është gabim i madh, e dënoj. Unë kam punuar me këtë komunitet. Edhe në këtë moment nuk e di. Fotoja u vu dhe u hoq brenda orës.

Jam i indinjuar shumë. Unë e kam parë foton por nuk e kemi vënë ne. Unë jam për punëtorët me ngjyrë. E dënoj me të madhe. Pro njerëzve me ngjyrë. Nuk ka dallim.

Momentalisht nuk ka njerëz me ngjyrë që punojnë por kam pasur para 4 muajsh.