Finalja e big Brother ka përfshirë edhe emra të njohur të botës së modës apo showbizz-it. Modelja e njohur Trejsi Sejdini ka një favorit në Big Brother VIP. Ai është Ilir Shaqiri.
Ajo ka treguar se dëshiron që balerini të jetë fituesi.Modelja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, një screnshot, të mesazheve që ka dërguar në mënyrë që Iliri të rezultojë fitues. Mbi 5 mesazhe me emrin Ilir shihen në këtë foto e me siguri do të ketë edhe të tjera.
Kujtojmë se në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.
Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.
Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.