Një sherr i madh ka ndodhur mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit Arbër Hajdari. Burime për “Kosovarja” bëjnë të ditur se sherri është zhvilluar në studion e BBV. Duket se përplasja lidhej me komentet e Arber Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjoles gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.
Kujtojmë që aktorja kur doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët. Arjola dhe Arbëri kanë pasur tensione edhe gjatë spektakëlve ‘live’, sidomos kur ajo refuzoi të hapte kutinë e Pandorës.
Arbërit nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe e quajti atë të dobët, gjë që nuk u prit mirë nga aktorja tropojane, temë që e diskutoi më pas edhe në studio live me vetë opinionistin. Ka pasur edhe plot momente të tjera, kur Arbëri dhe Arjola s’kanë qenë dakord me qëndrimet e tyre dhe madje shpesh s’ka munguar ngritja e zërit.