Vend i lirë pune në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Kushtet që duhet të plotësoni

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka njoftuar shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në disa pozicione. Aplikimet të fillojnë më datë 16.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.03.2022 dhe dorëzimi i dokumentacionit, të bëhet në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, NJOFTON shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në pozicionin Teknik i mesem i specialiteteve të ndryshme per T.I, në Seksionin e Teknologjisë dhe Informacionit, në Sektorin e Logjistikes/TI në Drejtorine Vendore të Policisë Elbasan -punonjës administrativ-klasa-IX.

Aplikimet të fillojnë më datë 16.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.03.2022  dhe dorëzimi i dokumentacionit, të bëhet në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Kriteret e pranimit në pozicionin e shpallur vakant, janë:

Aplikanti duhet:

1. Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin professional;

2. Të ketë njohuri dhe aftesi të mira kompjuterike;

3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;

4. Te ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi.

Aplikanti të paraqesë, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, dokumentacionin e mëposhtëm:

* Formularin e aplikimit tip;

* Fotokopje të kartës së identitetit;

* Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;

* Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B” ;

* Certifikatë të gjëndjes gjyqësore;

* Certifikatë familjare;

* Vërtetim nga gykata;

* Vërtetim nga prokuroria;

* Raport mjeko-ligjor;

* Fotokopje e librezës së punës;

* Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

TË INTERESUARIT TË KONTAKTOJNË SEKTORIN  E BURIMEVE NJERZORE.