Drejtues dhe punonjës të agjencisë së rajonale të mjedisit, të Elbasanit, Beratit dhe njësive administrative nuk kanë bashkëpunuar me Prokurorinë për nivelin e ndotjes të ajrit dhe shkaktarët e saj. Hetuesit ju kanë dërguar 3 herë shkresa dhe ju kërkuan të përgjigjeshin zyrtarisht për detyrat e kryera, por ata kanë heshtur.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se, në këto kushte Prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale, “Pengim i zbulimit të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.”
Prokuroria nisi hetimet në muajin shtator të vitit të kaluar, pas ankesave të banorëve të Elbasanit për ndotjen e ajrit dhe investigimeve të kryer nga ABC në zonën e ish-metarlugjikut ku ushtrojnë aktivitetin rreth 70 kompani. ABC shpesh herë ka konstatuar se në orët e vona të natës fabrikat shkaktojnë ndotje të madhe në ajër
Nje koment
Pingback: 3travers