Një 50-vjeçar me iniciale Y.Ç. është rrëzuar nga skela teksa ka qenë duke punuar në një objekt në Elbasan. Policia bën me dije se pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan ai është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.