Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim edhe me fondet e Bashkisë, është bërë i mundur rimodelimi i minikalçetos së futbollit në Kompleksin Sportiv” Shefqet Lamçja”, si edhe rrethimi i saj.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe Drejtuesin Politik të qarkut të Elbasanit deputetin Damian Gjiknuri vizituan punimet që brenda pak ditësh priten të përfundojnë, të këtij investimi që po merr formë.
Ishte kohë që nuk ishte bërë një investim bashkohor në këtë kompleks, ku sipas Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja “ tashmë ne po investojmë në të gjitha Klubet Sportive, në basketboll dhe në volejboll, ku me ndihmën e Klubit Shumësportësh, ne kemi marrë lojtar nga SHBA dhe Kanadaja, dhe jemi të bindur se do të arrijmë rezultate të mira në basketboll dhe volejboll. Futbolli po ecën me hapa të sigurta, drejt rivitalizimit të akademisë së futbollit. Ndaj ishte e domosdoshme infrastruktura ku tashmë mund të lozet 24 orë të ditës, pasi fusha është me standarte bashkohore përfshirë edhe ndriçimin”.
Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Evis Kushi, e cilëson këtë investim shumë të frytshëm për Elbasanin. ndërsa shton se “ është një projekt që vjen si rezultat i politikës sonë prioritare për masivizimin e sportit, por edhe për identifikimin e talenteve, si edhe mbështetjen e tyre. Përfitues të kësaj fushe do të jenë të gjithë studentët, nxënësit si edhe komuniteti. Ne si Ministri angazhohemi se do të vazhdojmë në investime në infrastrukturë sportive në të gjithë shqipërinë. Tahmë për herë të parë qeveria shqiptare vë një buxhet prej 5 milion dollarësh në krijimin e ekipeve sportive dhe kampionatesh në nivel kombëtar.
Damian Gjknuri e ka cilësuar këtë investim shume inteligjent, ndërsa ka përgëzuar këtë bashkëpunim të Ministrisë dhe Bashkisë për këtë investim.
Fusha e re e futbollit në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” tashmë ka një hapësirë moderne që do ti shërbejë jo vetëm ekipeve të moshave të Akademisë së Futbollit Elbasani por dhe klasave sportive në programin e ri të masivizimit të sportit në shkolla.
Ky Kompleks është ndër më të mirët që qyteti ka, i cili i vjen ndihmë jo vetëm sportistëve të qytetit, por edhe Njësive Administrative, i cili tashmë do të shfrytëzohet lehtësisht.