Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama si dhe DPSHTRR kanë njoftuar krijimin e Automotoparkut të parë në vend.
“Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!” ka njoftuar Rama.
Ndersa bashkiaku i Elbasanit, z. Gledian Lllatja ka shkruar:
“Kur prezantonim në takimet me banorët e Elbasanit projektin e madh të AUTOMOTO PARKUT të Elbasanit gjatë fushatës, të gjithë e shihnin si një vizion të largët tonin apo si një ambicie për të zhvilluar qytetin në prespektivë, pakkush mund ta mendonte se realizimi i tij do të ishte afër.
? Dhe ja ku jemi në hapat e parë të nisjes të projektit më të madh zhvillues në tri dekadat e fundit për Elbasanin. ?
Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO?, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA ? dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!”- shkruan Llatja.