Elbasan/ 32 vjeçari vetëdigjet brenda në makinën e tij, pamje nga vendi i ngjarjes

Një 32 vjeçar është vetëflijuar në mënyrë makabre një natë më parë në Elbasan.

Hetimet paraprake nga policia bëjnë me dije se 32 vjeçari Armand Mici, është djegur brenda makinës së tij, të cilën ai e ka ndezur qëllimisht pasi ka marrë benzinë në një pikë të afërt karburanti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku i riu është vetëdjegur brenda makinës së tij tip “Volkswagen”.

Ndërkohë mesditën e kësaj të shtune, abcnews.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes por siç shikohet janë vetëm njollat e makinës së djegur pasi viktima dhe makina e shkrumbuar janë transportuar nga vendi.