FOTO ARKIVA

Elbasan, gjendet një makinë e djegur, me një trup të shkrumbuar brenda

Një person është gjetur i shkrumbuar brenda një makinë në afërsi të zonë së quajtur “Kryqi”.  Raportohet se viktima ka qenë në pjesën e pasme të automjetit tip “pasat”, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të aksit Elbasan-Tiranë, pranë zonës së Krrabës.

Pritet ekspertiza që të përcaktojë atë që ka ndodhur