Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 18 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 1 përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd u proceduan penalisht shtetasit:
-Y. D., 46 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen e Bitumit, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse;
-F. K., 35 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.