Mëngjesin e kësaj të premteje, në Gjykatën e Elbasanit, kanë mbërritur 13 nga 28 të arrestuar në kuadër të një mega-operacioni që u zhvillua disa ditë më parë në burgje.
Sot do të njihen me masën e sigurisë zyrtarët e burgjeve.
Në dosjen hetimore rezultojmë përgjime të zyrtarëve të paraburgimit të Elbasanit të cilët bashkëpunonin me të dënuarit duke u futur brenda qelive drogë, alkool, por edhe sende të tjera të paligjshme kundrejt përfitimeve të shumta.
Në krye të skemës qëndron vetë shefi i paraburgimit të Elbasanit, Hysni Ndreu më pas vijnë kontrollorët dhe si ndërmjetës mes të paraburgosurve dhe drejtuesve shërbente pronari i lokalit ngjitur me institucionin e vuajtjes së dënimit në Bradashesh, Gentjan Gjata.
1. Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
8. Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
10. Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11. Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
12. Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13. Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:
14. L. Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
15. F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
16. Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17. Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
18. Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
19. Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20. Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21. Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22. Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23. Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24. Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25. Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26. Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27. Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28. Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.