Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Elbasan-Cerrik në fshatin Thanë, një automjet tip “Reno” me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe banues në Gramsh, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.