Një megaoperaion ka nisur këtë mbrëmje të marte në Elbasan, pas lëshimit të mbi 25 urdhrave ndalimi nga një grup prokurorësh me në krye Drejtuesin e Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.
Sipas burimeve, operacioni lidhet me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhrave të ndalimit ka edhe zyrtarë të burgjeve të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu mes tyre ka edhe ‘të burgosur VIP’, të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.
Ky operacion realizohet pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.
Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH-ja ka vendim gjykate “Arrest me burg” në mungesë.
Top Channel