Ky muaj ka nisur me një ngjarje tragjike. Rreth orës 09:10 të mëngjesit në aksin rrugor “Kthesa e Murrashit” është shënuar një aksident i rëndë.
Si ndodhi aksidenti?
Një mjet tip “ML” është përplasur me një makinë tjetër tip “Ford. Për pasojë njëri prej tyre ka rënë në lumin Shkumbin.
Në mjetin “ML”që ra në lumë ndodheshin gjashtë persona, dhe fatkeqësisht 3 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerët janë shpëtuar.
Të shpëtuar janë shoferi, një pasagjere dhe një fëmijë, ndërsa viktimat janë gjetur në momentin kur ekskavatori ka nisur punën për nxjerrjen e makinës nga uji. Në atë moment, një nga trupat e ka marrë rrjedha e lumit, kurse dy trupat e tjerë janë gjetur në makinë. Mësohet se ata janë nga Kalimashi i Kukësit.
Viktimat janë Elmi dhe Elona Keqa, 53 dhe 35-vjeç, gjithashtu edhe shtetasi Elis Sulmataj, 18-vjeç.
Të lënduarit janë Elisiado Keqa rreth 10 vjeç dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.
Shkaku i aksidentit
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.
Nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim të dytë për aksidentin./albeu.com