Elbasan/ Më shumë gjelbërim, pastërti, dhe investime në lagjen “ Vullnetari”. Premtimi i kryetarit

Lagjja “Vullnetari” është kthyer në pjesë e një transformimi të ri urban që pas rikonstruksionit të rrugëve kryesore, tani do të rehabilitohen sheshet e pallateve duke u shndërruar në hapësira të gjelbra e pushimi për banorët e saj.

Krahas investimeve që janë kryer në këtë lagje e cila edhe pse është pjesë e qytetit, është cilësuar si periferike, tashmë Bashkia ka nisur aksionin për mbjelljen e 50 fidanëve të rinj dekorativ si edhe po krijohet edhe këndi i pushimit për banorët e lagjes.

I pranishëm në këtë aksion të pastrimit të lagjes “ Vullnetari” ka qenë edhe kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili edhe një herë e vuri theksin tek investimet që janë kryer, por duke i dhënë një prioritet të veçantë ambjenteve të pastra në qytet.

“Para pak kohësh kemi investuar në shtrimin e rrugëve në lagjen “ Vullnetari” , dhe tashmë edhe me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, për pastrimin.”

Të mbash pastër qytetitin, nuk është vetëm çështje e Pushtetit Vendor, por është e çdo qytetari. Të gjithë bashkë të kujdesemi për pastrimin e ambjenteve të përbashkëta.

  Është hera e dytë që brenda një kohe shumë të shkurtër në këtë lagje janë mbjellë pemë dekorative.

Siç u premtua një vit më parë banoreve te lagjes  “ Vullnetari” pas sistemimit te kanalizimeve nentokesore ne rrugen “ Zekie Krasta” ka nisur shtrimi i shtresave asfaltike.

  Në sinkron me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, në këtë lagje në rrugën “ Zekie Krasta” një tjetër investim po realizohet nga Bashkia e Elbasanit. Ka nisur tashmë investimi për shtrimin me asfalt të rrugicave dhe rrugëve  të kësaj lageje, kërkesë e vetë banorëve. Janë rreth 100 banorë të kësaj lageje që përfitojnë nga investim, i cili nuk ishte kryer që nga vitet ‘ 90.

  Së shpejti në lagjen “ Vullnetari”  do të ndërtohet edhe një ambulancë e re.

 Veç zëvëndësimit të pemëve të dëmtuara, janë mbjellë edhe 50 pemë të reja decorative, duke e kthyer këtë bllok pallatesh të lagjes “ Vullnetari” në një lulishte e cila frekuentohet jo vetëm nga të moshuarit por edhe  fëmijët.

Gjithashtu Bashkia e Elbasanit ka nisur investime edhe në shumë fshatra të Njësive Administrative.