Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është lancuar projekti “Ringjallja e Zanateve tradicionale përmes brezit të ri”, një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shoqatës “Tjetër Vizion”.
Ky projekt ka si qëllim edukimin jo-formal të të rinjve në Bashkinë Elbasan, ofrimin e zhvillimit të aftësive të të rinjve nëpërmjet këshillimit dhe orientimi i tyre drejt sipërmarrjes artizanale.
Zëvëndësrektorja e këtij universiteti, Prof.as.dr Elvira Fetahu, në prezantimin e projektit, theksoi rëndësinë që ka organizimi i aktiviteteve të tilla, të mbështetura nga universiteti, për vlerën që artizanati ka në historinë, kulturën dhe identitetin e një vendi, sidomos për qytetin e Elbasanit gjithashtu për hapat që do të aplikohen në muajt në vijim.
Pjesëmarrësit e pranishëm në këtë event, shprehën rëndësinë dhe gadishmërinë e nevojshme nga organet përkatëse dhe bashkëpunimet e vazhdueshme për rivitalizimin e e zejeve tradicionale krijimin, apo mundësimin e hapësirave për zhvillimin e tyre.