Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën se sotme në aksin rrugor Elbasan-metalurgji, raporton elbasaniplus. Sipas informacioneve të para nga Drejtoria e Policisë Elbasan, shtetasi E.M duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vďekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.
Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i Policisë.
Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vďekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.
Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e
Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.